Anton Berisha lavdëron Vlora Çitakun: Është një shembull i mirë i një personaliteti shtetëror - NACIONALE

Anton Berisha lavdëron Vlora Çitakun: Është një shembull i mirë i një personaliteti shtetëror

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i LDK-së, Anton Berisha, ka deklaruar se është e pafalshme që të mos arrihet pjekuria politike e diplomatike për të mos bërë ndarjen e politikes partiake me atë shtetërore.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shpërndarë një status të nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila flet për sjelljen e papërgjegjshme të pushtetit aktual ndaj aleatëve.

Pas dy dekadave është e pafalshme që ne të mos arrijmë pjekurinë politike e diplomatike për të mos bërë ndarjen e politikes partiake me atë shtetërore. Ky shkrimi i Vlorës është një shembull i mirë i një personaliteti shtetëror pavarësisht përkatësisë së saj partiake”, ka shkruar Berisha.

Postimi i tij i plotë:

Pas dy dekadave eshte e pafalshme qe ne te mos arrijme pjekurine politike e diplomatike per te mos bere ndarjen e politikes partiake me ate shteterore.

Ky shkrimi i Vlores eshte nje shembull i mire i nje personaliteti shteteror pavaresisht perkatesise se saj partiake.

Vlora Çitaku

“Gjërat duhet parë ashtu siç janë, e jo ashtu siç ne do të donim të ishin.

Disa prej nesh kemi mbetur peng i botëkuptimeve të farkëtuara në vitin 1999. Mirëpo, askush, as në Washington D.C e as në Bruksel nuk e sheh rajonin me thjerrëzat e dy dekadave më parë.

Aleatët tanë, kur e shohin Kosovën, nuk e shohin një popull të viktimizuar të cilin duhet shpëtuar. Kur e shohin Kosovën, ata shohin një shtet të pavarur dhe sovran, në të cilin kanë investuar gjatë. E shohin një prej demokracive më vibrante në rajon, dhe presin nga ne të sillemi përgjegjëshëm.

Kur e shohin Serbinë nuk e shohin një shtet të cilin duhet luftuar. E shohin një shtet i cili sot është problematik, por potencialisht partner, dhe të cilin duan ta ankorojnë kah perëndimit.

Bota ka ndryshuar shumë nga viti 1999 dhe nuk ka asnjë apetit për tu marrë me menaxhim krizash në rajonin tonë.

E ne si Kosovë e kemi një mundësi të artë me Biden në Shtëpi të Bardhë, meqë Presidenti Amerikan ka një kujtesë dhe angazhim personal në rajonin tonë. Mirëpo, kjo mundësi duhet shfrytëzuar konstruktivisht, duke ofruar zgjidhje dhe alternativa, e jo duke shkaktuar probleme artificiale.”

Lajme të ngjashme