Deklarimi i "rrejshëm": Anti-korrupsioni nis kontrollin e plotë të pasurisë së anëtares së Bordit të RTK-së - NACIONALE

Deklarimi i "rrejshëm": Anti-korrupsioni nis kontrollin e plotë të pasurisë së anëtares së Bordit të RTK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ditë më parë, Reporteri shkroi në lidhje me dyshimet se Shukrije Rama, anëtare e Bordit të RTK-së, ka deklaruar rrejshëm pasurinë e saj.

Në lidhje me këtë temë, tashmë Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka nisur hetimet. Në në përgjigje për Reporterin, APK-ja ka konfirmuar nisjen e kontrollit të plotë të pasurisë së Ramës.

“Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) bazuar në informacionin e pranuar sipas dispozitës së nenit 18 (paragrafi 14) të Ligjit nr. 08/L-108 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave ka filluar kontrollin e plotë të deklarimit të pasurisë të subjektit deklarues në fjalë, ndër të tjera me qëllim të verifikimit të vërtetësisë dhe saktësisë së të dhënave të përfshira në formularin e deklarimit, krahasimin e të dhënave me formularët e mëparshëm si dhe të dhënat e kërkuara në deklaratë të cilat nuk i ka paraqitur. Sipas po kësaj dispozite, aktualisht, APK Ky shqyrtim administrativ do të kryhet brenda afateve ligjore.” – thuhet në një njoftimin e APK-së.

Lajme të ngjashme