Ankohet këshilltari i Kurtit: Vuçiqi po vazhdon pa pasoja - NACIONALE

Ankohet këshilltari i Kurtit: Vuçiqi po vazhdon pa pasoja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar një status në “X”, ku ka folur për Aleksandar Vuçiqin, president i Serbisë.

Në shkrimin e tij, Zulfaj ka treguar se përderisa BE-ja ka lëshuar komunikatë për zgjedhjet në Rusi, Vuçiqi i ka dërguar letër urimi presidentit rus, Vladimir Putin.

Tutje, ai është ankuar se Vuçiqi ka vazhduar pa pasoja.

“Në vitin 2017, zëvendësndihmës sekretari amerikan për çështjet evropiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee, i tha presidentit të Serbisë se "Nuk mund të ulesh në dy karrige në të njëjtën kohë, veçanërisht nëse ato janë kaq larg njëra-tjetrës".

Vuçiq vazhdoi pa pasoja. Pyetja është, edhe për sa kohë do të vazhdojmë të pretendojmë për diçka që të gjithë e dimë?

Serbia e ka zgjedhur Rusinë shumë kohë më parë, sepse Serbia është pro-ruse.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme