Ankohet Bedri Krasniqi: Për 20 vite burgim asnjë masë lehtësuese nuk e kam pasur
Gjykata e Apelit sot e ka shqyrtuar ankesën e Prokurorisë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Bedri Krasniqi ishte liruar nga akuza për kanosjen e Shkumbin Mehmetit.
Në këtë rast Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që aktgjykimi i ankimuar të anulohet dhe çështja të kthehet në rigjykim.
Gjatë kësaj seance, i akuzuari Bedri Krasniqi është ankuar se në asnjë proces ndaj nuk është dhënë masë lehtësuese.
Duke treguar se dje i ka bërë 20 vite burgim, ai ka treguar se organet e drejtësisë asnjëherë nuk i kanë dhënë masa lehtësuese.
“Dje i kam bo 20 vjet që jam ra në burg. Dhe për 20 vjet, kurrë një masë lehtësuese në drejtim temin nuk është marrë. Akuzat kurrë nuk m’u kanë nda që 20 vjet, kurrë hiç, kurrë pa akuza s’kam mbet”, ka thënë Krasniqi, raporton "Betimi për Drejtësi".