Anëtarja e Bordit te RTK-së kritikon AGK-në, ish-kandidati për kryetar i përgjigjet: Pse askush prej RTK-së nuk garoi? - NACIONALE

Anëtarja e Bordit te RTK-së kritikon AGK-në, ish-kandidati për kryetar i përgjigjet: Pse askush prej RTK-së nuk garoi?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtarja e Bordit të RTK-së Arta Berisha ka kritikar zgjedhjet në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, duke thënë se gara për kryetar aty është reduktuar në dy njerëz. Sipas saj njëri fiton ndërsa tjetri e bën korumin.

“Perpara per kryesi te AGK-se ka pase gare reale, ne nderkohe ka ndodhur diçka qe gara eshte reduktuar ne dy njerez, i pari qe fiton dhe i dyti qe po thone qe e ka bere kuorumin. Megjithate Asociacioni i Gazetareve duhet te mbeshtetet edhe pse shikuar nga perberja e mediumeve ne bordin e AGK-se nuk jane te perfaqesuara te pakten tri mediume te medha dhe te rendesishme te cilat jane ende vatra te shume familjeve kosovare.” – ka shkruar Berisha.

Në këtë reagim në Facebook, ka komentuar kandidati për kryetar të AGK-së, Mentor Buzhala, i cili e humbi garën me Xhemajl Rexhen, që u zgjodh në krye të gazetarëve.

Buzhala ka thënë se ka garauar për të fituar, por se e pranon humbjen. Ndërkohë ka pasur edhe një pyetje për Berishën.

“Unë nuk kam garuar për kourum, por e pranoj humbjen. Kam pasur guxim të garoj për të parin e AGK, dhe nuk është mirë që gazetarët përhapin të pavërteta. Do të ishte më mirë të kishit shkruar për veten, pse nuk garuat askush nga RTK, ndryshe nga herët e tjera. Aty kanë votuar gazetarët, jo deputetët” – ka shkruar Buzala,

Lajme të ngjashme