Anëtarësimi në Bordin e Paqes, Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër Osmanit - NACIONALE

Anëtarësimi në Bordin e Paqes, Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër Osmanit

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” janë shprehur kundër anëtarësimit të Kosovës “Bordit të Paqes.

Kjo organizatë sot ka zhvilluar aksion simboli ku në hyrje të presidencës ka vendosur një baner me mbishkrimin “Jo në emrin tonë, ne jemi për çlirimin e Palestinës”.

Në reagimin e kësaj organizate është thënë se vendimi i presidentes Osmani legjitimon “gjenocidin dhe e bën bashkëfajtore Kosovën për kolonializimin e mëtejshëm të popullit palestinez”.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka futur Kosovën në “Bordin e Paqes” së Donald Trump, i mandatuar për ta administruar territorin e Gazës. I themeluar si një trupë ndërshtetërore që për kryetar, anëtar të përhershëm dhe me të drejta eskluzive ka Donald Trump si individ,, Bordi i Paqes synon ta menaxhojë Gazën nëpërmjet vazhdimit të nënshtrimit, uzurpimit dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore e njerëzore. Nën pretekstin e “luftës ndaj terrorizmit”, ky projekt pritet të shërbejë si garantuese e kolonializmit të mëtejshëm të popullit palestinez, veç se tash me apetite më të gjera kapitaliste. Përveç se të qenurit një ndërmarrje tjetër uzurpatore, Bordi i Paqes shënon një kthesë tjetër politike, duke e bërë kështu rendin ndërkombëtar ndërmarrje personale që nënshtron shtete për grumbullim individual të kapitalit”, është thënë në reagim, duke përmendur arsyeje tjera pse Kosova nuk duhet të jetë pjesë e kësaj organizate.

“E ftuar nga Trump, Vjosa Osmani e ka zotuar pjesëmarrjen e Kosovës. Sipas planeve të këtij Bordi, shtetet anëtare do të dërgojnë trupa ushtarake për administrimin e zonave të Gazës si dhe, në rast të synimit për t’u bërë anëtare të përhershme, duhet të paguajnë mbi 1 miliardë dollarë për anëtarësi. Lëvizja e presidentes Osmani shënon një rreshtim i cili përveç se e legjitimon gjenocidin dhe e bën Kosovën bashkëfajtore në kolonializimin e mëtejshëm të popullit palestinez, paraqet precedent të rrezikshëm për shtetin dhe popullin e Kosovës. FSK-ja, e formuar për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës, do të dërgohet për të mbajtur një rend gjenocidal, e në këtë mision do të rrezikohen dhe të vriten në fushëbetejë me ata/o që luftojnë për lirinë e tyre”, është thënë ndër të tjera në reagim.

Lajme të ngjashme