Andy Burnham, kryeministër i ri Britanisë së Madhe - NACIONALE

Andy Burnham, kryeministër i ri Britanisë së Madhe

15 orë më parë

nga NACIONALE

Andy Burnham ka marrë zyrtarisht detyrën si kryeministër i Britanisë së Madhe, pasi u emërua nga Mbreti Charles për formimin e qeverisë.

Në fjalimin e tij të parë në Downing Street, Burnham premtoi t’u japë qytetarëve “hapësirë për të marrë frymë” përballë rritjes së kostos së jetesës dhe bëri thirrje për “reflektim dhe vendosmëri”.

Ai pritet të emërojë kabinetin dhe të nisë një paketë reformash, përfshirë heqjen e skemës së identitetit digjital dhe rishikimin e politikës për naftën dhe gazin në Detin e Veriut.

Lajme të ngjashme