Andoni: Nuk ka entuziazëm për bashkim kombëtar - NACIONALE

Andoni: Nuk ka entuziazëm për bashkim kombëtar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti nga Shqipëria, Ben Andoni, ka thënë se në Kosovë ka rënë entuziazmi për bashkim me Shqipërinë.

‘’Me keqardhje e them se kosovarët nuk e kanë atë entuziazmin e dikurshëm për bashkim. U pëlqen më shumë identifikimi me pjesën e së tyre shtetërore”, ka thënë Andoni.

Ai ka shtuar se pas luftës së fundit në Kosovë, përqindja e personave që dëshironin bashkimin kombëtar ishte e lartë.

“Më vjen keq ta them por Kosova në brendësi nuk është se e vlerëson më Shqipërinë si vendi amë. Në vitet fill pas lufte ishin më shumë se 80 për qind që donin bashkimin gati automatik me Shqipërinë. Tani kjo përqindje ka rënë jashtëzakonisht’’, ka theksuar Andoni.

Gjatë intervistës në euronews, Andoni, ka përmendur edhe fushatën e Kurtit në Shqipëri.

‘’Mos të harrojmë edhe fushatën e Kurtit, kur Kosova, përballej me probleme ai vine dhe betë fushatë për partinë në Shqipëri. Andaj po ju them se nuk jemi siç paraqitët kjo mbledhje. Kjo mbledhje i benë shumë mirë edhe z. Rama edhe z. Kurti’’, ka deklaruar ai.

Sot, Kuvendi i Shqipërisë, ka mbajtur seance plenare për të shënuar 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ku kanë marrë pjesë edhe deputetët nga Kosova.

Lajme të ngjashme