"Analiza urinore" e Blerim Gashit, e fyen ambasadorin Hovenier: S’po mundet me mbajtë shurrën - NACIONALE

"Analiza urinore" e Blerim Gashit, e fyen ambasadorin Hovenier: S’po mundet me mbajtë shurrën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Blerim Gashi, analist i përhershëm në Kanal 10, ka bërë një analizë qesharake dhe madje pak absurde.

Gjersa po fliste për vizitën e Aleksandar “Sasha” Kasanof, zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gashi ka ofenduar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Shpresoj që nuk do të ketë probleme shëndetësore me fekale dhe me urinime, me prostatë, si kolegët e tjerë, njëri s’po mundet me majtë shurren, tjetri naj përmend jashtëqitjen” – tha Gashi.

Për këtë gjuhë, i reagoi Halil Matoshi, analist, duke e denoncuar si fyerje gjuhën e Gashit.

Analisti Gashi ka komentuar një deklaratë goxha kritikuese të Hovenierit, i cili kishte thënë se nuk mundesh ta urinosh klubin, ku dëshiron të hysh.

“Gjyshi im njëherë thoshte dhe më falni për natyrën e pagdhendur të saj (thënies): Nëse dëshironi t’i bashkoheni një klubi, mos urinoni në dyert e shtëpisë së klubit”- u shpreh ai.

Lajme të ngjashme