Analiza e Surroit: Meqë Kosova s'ka litium, kemi presion në dialog për gjithçka - NACIONALE

Analiza e Surroit: Meqë Kosova s'ka litium, kemi presion në dialog për gjithçka

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Flaka Surroi, opinioniste e njohur dhe gazetare veterane, ka shkruar një opinion në lidhje me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale për rastin e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Në shkrimin e saj, të botuar në KOHA, Surroi ka bërë një koment interesant.

Presionin mbi Kosovën në dialog, zonja Surroi e ka lidhur me mungesën e litiumit, një element i rëndësishëm që gjendet me bollëk në Serbi, e cila ka arritur një marrëveshje të rëndësishme me BE-në për shfrytëzimin e minierave të litiumit.

Sipas Surroit, “meqë nuk kemi litium, kemi presion për dialog – për gjithçka, përfshirë edhe urën historike të Mitrovicës”.

Prapë po më duhet ta shkruaj këtë: është thuajse krejtësisht e pamundur që shtetet anëtare të mos kenë informata të inteligjencës që do t’ua vërtetonin se kush qëndron pas sulmit në Banjskë dhe përse duhen imponuar sanksione kundër Serbisë. Porse është e qartë se interesi ndërkombëtar është më i rëndësishëm sesa një Millan, i cili do që ta kallë Kosovën – fundja Kosova është e vogël dhe thuajse s’ka litium” – ka shkruar Surroi.

Lajme të ngjashme