Analiza e Niçit: Veriu i Kosovës vatër më e nxehtë se Bosnja e Hercegovina
Milan Niç, hulumtues në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, ka dhënë një interpretim interesant, ndoshta pak më të zmadhuar, të situatë së sigurisë në veri të Kosovës.
Sipas këtij hulumtuesi, siç raporton mediumi Koha, veriu i Kosovës është vatër më e nxehtë se Bosnja dhe Hercegovina. Megjithatë, Niçi vlerësoi se të dy situatat janë fragjile.
“Veriu i Kosovës është vatër me e nxehtë se Bosnja e Hercegovina, që janë dy situata fragjile. E tëra është mbi sigurinë që ofron NATO-ja dhe mbi përkushtimin amerikan dhe praninë e saj në Evropë, që do të vihet në pikëpyetje me zgjedhjet presidenciale në vitin e ardhshëm.” – deklaroi Niçi.