Analiza e Dibran Hoxhës: Skenari i VV-së sot pati një të metë, Shqipe Selimin
Dibran Hoxha, opionist në “Pressing”, tha se skenari i Vetëvendosjes sot me kandidimin e Donika Gërvallën ishte që me të dështuar ajo të shënohej barazimi mes ish-partive opozitare dhe Listës Serbe në kuptimin “a po e shihni si nuk e votuan vajzën e Jusufit (Gërvallës)”.
Por, Hoxha konstaton se “skenari pati një të metë: Shqipe Selimin”.
Postimi i plotë:
Vetëvendosje po e përgatit narrativën e re (të vjetër) elektorale, po diçka nuk po i funksionon. 🤔
Sot, Lëvizja Vetëvendosje tentoi me rikthy kontrollin diskursiv mbi “të vërtetën e madhe”.
Nga Hekuran Murati te Faton Peci, qëndrimet e statuset e tyre ishin të parashkrum, sepse skenari ishte i parapërcaktum:
1. Propozohet Albulena - dështon
2. Propozohet Donika - dështon
3. Dilni menjëherë e thoni: a po e shihni si nuk e votuan vajzën e Jusufit, këta të mjerët që janë bo bashkë - PDK, LDK & Lista Serbe?
Por, skenari kishte një të metë: Shqipe Selimin.