Analisti tregon pse në Kosovë përzihen kaq shumë ambasadat e huaja - NACIONALE

Analisti tregon pse në Kosovë përzihen kaq shumë ambasadat e huaja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka treguar se pse ambasadat e vendeve aleate përzihen aq shumë në Republikwn e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka vlerësuar se në parim ambasadat e huaja nuk përzihen kaq shumë në asnjë vend si në Kosovë.

Sipas tij, kjo ndodh për shkak kontekstit të çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.

“Në parim, ambasadorët nuk do të duheshin të përziheshin kaq thellë në punët e brendshme të një vendi. Thujase askund nuk ndodhë kjo. Por fakti që ne gjithashtu jemi një vend 'më i pazakont' dhe kemi misionin e KFOR, tregon që edhe situatat janë më të pazakonta. Fakti është që Kosova është cliruar nga NATO nën udhëheqjen e SHBA-së dhe pavarsia gjithashtu është shpallur në koordinim të plotë me po këta aleatë. Institucionet janë ndërtuar kryesisht me ndihmën e theksuar të vendeve të QUINT-it, përfshi nga USAID, EU, OSCE dhe UNMIK. Kjo nënkupton që Kosova, fatkeqësisht, ende nuk ka sovranitet tërësisht të plotë. Sidomos në fushën e mbrotjes dhe të sigurisë, Kosova e ndanë sovranitetin e saj me NATO/KFOR. Për këtë arsye theksohet që duhet 'koordinim' për temat që ndërlidhen me sigurinë në veri dhe sigurinë rajonale”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme