Analisti tregon mesazhin e vizitës së Ramës në Kosovë: ‘Plan me ja kallxu vendin Albinit' - NACIONALE

Analisti tregon mesazhin e vizitës së Ramës në Kosovë: ‘Plan me ja kallxu vendin Albinit'

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Kosovë, e cila pritet të ndodh sot.

Gjatë kësaj vizite nuk pritet të këtë takim me kryeministri Albin Kurti, i cili e ka kushtëzuar takimin me mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se takimi i Ramës me Osmanin dhe të tjerët është një plan 'me ja kallxu vendin Albinit'

Me siguri ndalet në Prizren me pi një kafe, po rrugës kur kthehet kisha me thënë, se tu ardh nxiton me i kry do takime, ende ka entuziazmin e fëmiut në politikë. Pozitive është ky fenomen, se disa vetëm negativisht disa kuptojnë:) Tash takimet me Vjosën bëhen ngjarje dite. Është një plan 'me ja kallxu vendin Albinit'. Presidentja ndihet ma mirë e më e fortë, po del nga hija e Kryeministrit. Keni me pa opozita si ka me u entuziasmu”, ka shkruara ai.

Sipas tij, kjo është një strategji me e ndëshkuar kryeministrin Kurti dhe me i rritë të tjerët.

Edi me siguri ka me i taku e me i përqafu opozitën fortë. Ka mi shkri krejt, i dashtun është për dikënd... e për dikeënd tjetër ja anulon takimin e nesërmes në 3am të mëngjezit. Kështu është tash strategjia e koordinuar, me ndëshkuar Albinin e me i forcu e rritë të tjerët. Duket që kemi kaluar nga faza e shpresës për ndryshime të qëndrimit në planin e ndryshimit të qeverisë. Mos mendoni që ska efekt kjo. Me psikologë të masave e publikut zhvillohe këto plan. Sa më shumë vazhdon kjo situatë, Albini e VV zbehen e zvoglohen, e opozita rritet”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme