Analisti thotë se urrejtja ndaj Drenicës erdhi nga njerëz që duan të dëshmohen para Kurtit - NACIONALE

Analisti thotë se urrejtja ndaj Drenicës erdhi nga njerëz që duan të dëshmohen para Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti i mirënjohur kosovar, Albert Heta, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook duke adresuar urrejtjen online që u pa ditëve të kaluara ndaj Drenicës kur u përfshir nga vërshime tmerruese.

Sipas tij, kjo urrejtje ndaj Drenicës është e lidhur me pushtetin aktual në Kosovë që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti.

“Kur ndodhin fatkeqësitë në Kosovë, edhe e përfshijnë edhe Drenicën, mobilizohen në urrejtje po të njëjtit, edhe për mu dëshmu që krejt i janë nënshtru këtij pushteti popullist të partisë-sistem.” – shkruan ai.

Kujtojmë që qytetet më të prekura nga vërshimet ishin Skënderaji dhe Mitrovica.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte dje në vendbanime të këtyre dy komunave ku u takua edhe me kryetarët e tyre që drejtohen nga subjekti rival politik, PDK.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme