Analisti thotë se Kurti e ndaloi nismën për Adem Demaçin president, ish nënkryetarja e VV-së pajtohet - NACIONALE

Analisti thotë se Kurti e ndaloi nismën për Adem Demaçin president, ish nënkryetarja e VV-së pajtohet

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot janë bërë katër vjet që nga vdekja e veprimtarit të shquar të rezistencës kombëtare, Adem Demaçit. Për fat të keq, përkujtimet për të ishin jo të mjaftueshme për t’i bërë nder figurës së tij. Analistit Albert Heta, sidoqoftë, iu kujtua një episod tjetër.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, z. Heta shkruan se ishte kryeministri aktual me emrin Albin Kurti ai që “ndaloi nismën për me ba Adem Demaçin kryetar të Kosovës.”

Nuk dihen arsyet prapa një veprimi të tillë nga z. Kurti, që kishte qenë bashkëpunëtor i afërt i z. Demaçi gjatë periudhës së luftës së Kosovës.

Po të realizohej nisma në fjalë, z. Demaçi do të ishte president i Kosovës në kohën kur kjo detyrë u ushtrua nga znj. Atifete Jahjaga (2011-2016).

Me konstatimin e z. Heta është pajtuar edhe ish nënkryetarja e VV-së, Aida Dërgu.

Në koment, ajo ka shkruar “E saktë.”

Kurti nuk është deklaruar asnjëherë në lidhje me këtë çështje.

Lajme të ngjashme