Analisti Shala pyet: Pse s'ka reagu Sveçla për sulmin ndaj Nacionales - NACIONALE

Analisti Shala pyet: Pse s'ka reagu Sveçla për sulmin ndaj Nacionales

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njohësi i Sigurisë, Drizan Shala, ka shkruar në lidhje me mosreagimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në lidhje me sulmin që iu bë gazetarit Vullnet Krasniqi, në Prizren.

Shala, në pyetjet e tij siç i ka quajtur retorike, ka shtruar idenë, se nëse mos reagimi i Ministrit, lidhet pikërisht me pyetjet që gazetari Vullnet Krasniqi, i bën sa herë e takon Kryeministrin e vendit Albin Kurti.

Shala ka thënë se Krasniqi mund të jetë në shënjestër të vetë politikës.

E plotë:

Pyetje dhe nen pyetje Hipotetike ?

Pse nuk reagojë PK-ja dhe ministri i MPB-së për gazetarin e Nacionale.com në Prizren , a është ky një mesazh indirekt për mediumin dhe gazetarin në fjalë, i cili mund të jete në shënjestër të vetë politikës qeveritare për mosdhënien e ndihmës si pasojë e pyetjeve të shpeshta që Vullneti i bën kryeministrit Kurti sa herë që takon për tema teper interesante !

Lajme të ngjashme