Analisti pas videos së VV-së: Hapjen e terminalit në Durrës e ka mundësu Rama e jo Albini
Analisti nga Londra, Afrim Haliti ka reaguar pas publikimit të videos së radhës nga Lëvizja Vetëvendosje, ku këta pretendojnë se e kanë mundësuar hapjen e terminalit doganor për Kosovën në Portin e Durrësit.
Haliti përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se hapjen e terminalit e ka mundësuar kryeministri shqiptar, Edi Rama e jo Albin Kurti.
“Albini mundet vetëm nëpër video propagandistike me folë për atë port si të ishte Durrësi qaty diku te Podujeva…”, ka thënë ai.
Në fund, ai ka përmendur edhe zgjedhjet lokale në Shqipëri, ku ka ironizuar me kryeministrin Kurti.
Postimi i plotë i analistit Haliti:
Me sa më kujtohet as Bojken Abazi as Iliaz Shehu e as Kreshnik Merxhani nuk e kanë fitu Durrësin për Vetëvendosjen. Rrjedhimisht, hapjen e terminalit doganor për Kosovën në Portin e Durrësit e ka mundësu kryeministri Edi Rama e jo Albini. Albini mundet vetëm nëpër video propagandistike me folë për atë port si të ishte Durrësi qaty diku te Podujeva…
P.S …së shpejti në Shqipëri do të ketë zgjedhje lokale. Mirë është që Albini me provu mos po fiton në Kolonjë!