Analisti nga Maqedonia: Incidenti i Osmanit s’është i vogël, dikush duhet të marrë përgjegjësi - NACIONALE

Analisti nga Maqedonia: Incidenti i Osmanit s’është i vogël, dikush duhet të marrë përgjegjësi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Albert Musliu, analist shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ka komentuar incidentin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në aeroportin e Shkupit.

Në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, Musliu ka thënë se incidenti i Osmanit nuk është gjë e voël.

“E vërteta do të dalë në sipërfaqe. Nuk është gjë e vogël që mund të mbyllet. Nuk e humb as intensitetin, është nonstop në mediat shqiptare, në rrjetet sociale. Do ta kuptojmë se kush është fajtori. Besoj incidenti nuk ka qenë i rastit, por reagimi i vonshëm dua të besoj se nuk ka qenë i qëllimshëm. Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyera, shpresojmë që edhe me qeverinë e re – por shohim se së fundmi janë intensifikuar lidhjet me fqinjin verior Serbinë”, ka thënë ai.

Tutje, Musliu ka vlerësoi që dikush duhet të marrë përgjegjësi.

“Dikush duhet të marrë përgjegjësi. Nuk e përjashtoj që kjo të ketë ketë qenë edhe tendencioze dhe provokuese. Diçka ka ndodhur, ne duhet ta dimë dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi”, ka ai.

Lajme të ngjashme