Analisti nga Londra: Kur Dimali luftonte për ta hequr 1-shin, ndodhte klonimi i deles Dolly - NACIONALE

Analisti nga Londra: Kur Dimali luftonte për ta hequr 1-shin, ndodhte klonimi i deles Dolly

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti politik, Afrim Haliti, ka bër një krahasim shumë interesant, ndërmjet “halleve” që kishte njëri ndër deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe “halleve” që kishte bota perendimore në të njejten kohë.

Bëhet fjalë për deputetin Dimal Basha, të cilit së fundmi i dolën notata e dobëta në shkollë fillore.

Ndër të tjera, Basha kishte një 1-sh në Biologji. Haliti e ka ndërlidhur pikërisht këtë fakt, me faktin tjetër shkencorë, kur bota eksperimentonte gjenet e një deleje, për ta zbuluar klonimin.

Sipas Halitit, derisa Basha, luftonte për ta hequr 1-shin nga ditari i shkollës, në të njejën kohë në Skoci klonohej delja e parë në botë, që ishte Delja Dolly.

Postimi i plotë:

Në vitin 1996, në institutin Roslin në Skoci u klonua një dele. Delja Dolly ishte gjitari i parë që u klonua me sukses nga një qelizë e një deleje të rritur.

Poashtu në vjeshten e vitit 1996 NASA njoftoi se meteori Allan Hills 84001 që mendohet se e ka origjinën nga Marsi, kishte gjasa të përmbante prova të formave primitive të jetës.

Këto shënojnë të arriturat më të mëdha në fushën e biologjisë në vitin 1996 pa harruar asnjëherë që në po të njejtën vjeshtë, po në fushën e biologjisë, Dimal Basha luftonte për ta ndrequr 1-shin për t’ia mundësuar ta kalonte vitin.

Ai sot paguhet përtej 2000 eurove nga taksapaguesit e Kosovës.

Thug life.

Lajme të ngjashme