Analisti nga Amerika zbërthen deklaratën e O’Brien: Mbështetje e pandalur e ShBA-së për Kosovën - NACIONALE

Analisti nga Amerika zbërthen deklaratën e O’Brien: Mbështetje e pandalur e ShBA-së për Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Adrian Shtuni, analist shqiptar nga Amerika, ka komentuar deklaratat e fundit për mundësinë e një konflikti në mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke komentuar deklaratën e James O’Brien, ndihmësi sekretarit të ShBA-së, se Kosova ka të drejtë për t’u vetëmbrojtur, Shtuni ka vlerësuar se kjo është në kuadër të mbështetjes së pandalur të ShBA-së për Kosovën.

“Jo vetëm kaq por komentet e Ndihmës Sekretarit O'Brien ishin në kuadër të mbështetjes së drejtpërdrejtë e të pandalur që SHBA-të po i japin Forcës së Sigurisë së Kosovës në transformimin e saj në një forcë mbrojtëse territoriale me kapacitete të plota ndërveprimuese me forcat e NATO-s. Pra, ky transformim ka një synim afatgjatë të qartë që Kosova t'i bashkohet aleancës së NATO-s një ditë. Kjo është me rëndësi jetike për Kosovën!” – ka shkruar Shtuni ndër të tjera.

Lajme të ngjashme