Analisti Maliqi për "non-paperin": U synua matja e pulsit - NACIONALE

Analisti Maliqi për "non-paperin": U synua matja e pulsit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti i politikës, Agon Maliqi, ka thënë se publikimi i draft marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, bëhet për të matur pulsin.

Ai ka thënë se këto non-paper nuk janë dokumente zyrtare dhe se është në dorë të medieve që t’i publikojnë apo jo.

Kutjojmë se para disa ditëve në media u publikua një draft marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Shkrimi i tij i plotë:

Këto “non-paperat” e diplomatëve sipas rregullit rrallë pohohen si të vërteta prej autorëve. Asnjëherë nuk janë dokumente zyrtare. Synojnë të masin pulsin dhe shpërndahen kësisoj edhe për shkak se mund të mohohen. Gjithçka mbetet te kredibiliteti i mediave se si e vlerësojnë besueshmërinë e burimit dhe nëse e interpretojnë dokumentin saktë dhe sinqertë. I famshëm në historinë tonë mbetet propozimi i Chris Hill në vitin 1998 drejtuar Rugovës, i cili Kosovës efektivisht i jepte autonomi kulturore brenda Serbisë, e të cilin i ndjeri Fehmi Agani ia pat “rrjedhur” Kohës Ditore me synimin për ta shpartalluar si ide. Hill asokohe raportohet ta ketë quajtur Kohën “KLA Times”. S’di pse ky reagimi i qeverisë gjermane ma kujtoi pak atë “jingle-in” legjendar të pasluftës në Urban FM: “Qeveria gjermane po t’i investon 40 milionë marka, po s’po të kallxon ku!”

Lajme të ngjashme