Analisti lavdëron nënkryetaren e Prishtinës: Ylli që po e ndriçon të ardhmen e LDK-së - NACIONALE

Analisti lavdëron nënkryetaren e Prishtinës: Ylli që po e ndriçon të ardhmen e LDK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka lavdëruar nënkryetaren e Komunës së Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu.

Ai ka vlerësuar se Lushaku-Sadriu është një yll politik që po e ndriçon të ardhmen e LDK-së.

Lushaku-Sadriu, e cila është edhe drejtoresh për arsim në kryeqytet, sipas Muharemit, ka bërë punë të jashtëzakonshme me reformën për mësim gjithëditor.

“Ditët e fundit kemi parë që Jehona Lushaku nga Komuna e Prishtinës ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut, por edhe të politikës. Përkundër sfidave të sigurisë dhe marrëdhënieve me partnerët, puna e saj ka arritur të vie në shprehje dhe të i ze faqet e para të mediumeve. Ajo ka punuar gjatë për të i bërë disa refoma në arsim dhe shkollat e komunës së Prishtinës. Mbi të gjitha, paisjet e shkollave me teknologji, renovimet dhe inventaret moderne si dhe prezentimi dhe pilotimi i mësimit gjithditorë kanë qenë ndoshta kryesoret. Por gjithashtu edhe ushqimi i ngrohtë për fëmijët tanë. Mesiguri që ka edhe veprime tjera që publiku nuk i ka pa, por nëse këto transformime rezultojnë të suksesshme, atëherë mund të replikohen edhe në komunat tjera”, ka shkruar Muharremi.

Ai ka bërë me dije se Lushaku-Sadri nuk është zyrtare që merret shumë me politika nacionale.

“Çka e karakterizon znj. Lushaku-Sadriu është fakti që ajo nuk njifet dhe nuk është parë që merret me politika të larta nacionale ditore. As nuk del gjithë ditën me kritikuar qeverinë dhe kundërshtarët politik. Ajo është e zanun duke u angazhuar dhe përpjekur të i arrijë qëllimet e saj të avacmimit të arsimit publik në komunën ku shërben”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme