Analisti kritikon opozitën për heshtje: Asnjë veprim për pranimin e Asociacionit nga Qeveria - NACIONALE

Analisti kritikon opozitën për heshtje: Asnjë veprim për pranimin e Asociacionit nga Qeveria

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Afrim Kasolli ka kritikua opozitën për mosreagim pas pranimit të draftit për Asociacion nga kryeministri Albin Kurti.

Me heshtjen e saj, ka vlerësuar Kasolli, opozita po bëhet e panevojshme politikisht.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kasolli ka shkruar se kërkesa e tyre për raportim të kryeministrit në Kuvend është e pamjaftueshme.

Ashtu sikur se shumë herë tjera edhe dje opozita zgjodhi heshtjen dhe strukjen lidhur me atë që ndodhi në Bruksel. Asnjë veprim për pranimin e Asocacionit nga qeveria. Kohë pas kohë vetëm me ndonjë përgjërim dhe lutje ndaj Kryeministrit që të mos harrojë të raportojë në Kuvend. Asgjë më shumë. Mbase, vazhdojnë të jenë peng të iluzionit se në këtë mënyrë do të komprometohet kryeministri dhe atëherë këtyre do t’u shtrohet rruga drejt pushtetit. Por kështu harrojnë se nuk komprometohet Albin Kurti, por opozita bëhet e panevojshme politikisht, pasi nuk është në gjendje ta mbrojë interesin shtetëror. Apo edhe kur folën më mirë të mos e kishin bërë fare. Shembull mund të merren deklarimet e Xhavit Halititi, i cili pohoi se mund të pritet që Albin Kurti të jap dorëheqjeje për të mos e zbatuar Asociacionin”, ka shkruar ai.

Sipas tij, me mosveprim opozita po tregon se e mbështet kryeministrin Kurti.

Në këtë mënyrë ata vetëm sa dëshmuan sesi e adhurojnë të parin e qeverisë. Madje me shumë sesa ndjekësit e tij. Sepse këta të fundit tashme pushtetin e tij e shohin si trampolinë për interesa. Prandaj, edhe po heshtin. Kurse opozita në ketë mënyrë po tregojnë sesa i besojnë rrëfimit të tij. Si e ka introjektuar retorikën dhe vlerësimin e Albin Kurtit se kompromise dhe e korruptuar është opozita, prandaj ajo për të mbrojtur pushtetin dhe korrupsionin bënte lëshime në dëm të Kosovës, kurse Albin Kurti është idealisti dhe martiri i vetëm i politikës kosovare. Se ai e sakrifikon pushtetin, por jo pretimet e bëra se kurrë nuk do ta jetësojë marrëveshjen për ‘Zajdnicën’”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme