Analisti Islami për presidenten Osmani: A e keni pa be Vjollcen? - NACIONALE

Analisti Islami për presidenten Osmani: A e keni pa be Vjollcen?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shpeshherë presidentja e vendit, Vjosa Osmani qëndron e heshtur ndaj temave kryesore dhe zhvillimeve në vend.

Analisti, Dardan Islami është një ndër personat që më së shumti interesohet të kuptojë qëndrimin e presidentes Osmani.

Ai shumë herë shkruan në Facebook duke pyetur se ku është Vjosa Osmani.

Të nejtën gjë e ka bërë edhe sot, para më shumë se dy orë.

Duke ironizuar me emrin e saj, Islami ka pyetur se ku është presidentja.

A e keni pa be Vjollcen?”, ka shkruar Islami.

Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani është kriktikuar për qasjen indiferente ndaj zhvillimeve në vend.

Që nga fjalimi i saj në Kuvendin e Kosovës më 15 dhjetor, Osmani më nuk ka pasur asnjë deklarim, përveç urimet e saj për festat e fundvitit.

Lajme të ngjashme