Analisti ironizon me vizitën e Lajçakut: 9 shpirtra i kishte pasur, si maca - NACIONALE

Analisti ironizon me vizitën e Lajçakut: 9 shpirtra i kishte pasur, si maca

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka ironizuar me vizitën e emisarit të BE-së për dialogu Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili sot viziton Kosovën.

Ai ka kritikuar diplomatin e BE-së për mossukses në procesin e dialogut.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai diplomatin evropian e ka krahasuar me macen.

“Sot zotëri Lajcak në Kosovë. 9 shpirta i kishte pasur, si maca. Iku, u kthye.. i përfundoj mandati, ju vazhdua. Një dramë. Në Bruksel gjatë gushtit nuk funksionon asgjë. E Kosova ka qenë gjallërusese, sidomos me lëvizjet e Kurtit në veri, për ligjshmëri të 'pakoridnuara'. Më së shumti ka pas punë ambasadori ameriakan. Me gjasë të gjithë përgjegjësinë sponzorët tanë të clirimit, pavarsisë dhe ruajtjes së integritetit territorial e kanë parsur. Po sot, me kënd takohet Lajcak? Kurti mesiguri që jo. E këtë javë kryetari i kuvendit tha që 'asociaconi' (me gjasë ashtu si pritet) ja vdekur pak a shumë. Në Ballkan asnjëherë nuk mërzitesh, gjithmonë politikanët të japin vibrime gjallëruese që as nuk mundesh të pushosh si duhet por as të mërzitesh. Shpesh po pyetëm, si do të ndihen ballakanist kur gjithcka stabilizohet dhe qetësohet. Kur nuk ka më kriza të sigurisë, por temat janë 'bajate' për shërbimet të arsimit e ekonomi e biznese? Shpresoj të jetojmë aq gjatë që të kutojmë:)”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme