Analisti ‘hallakat’ për të gjetur fotografi të ‘të dashurës serbe’ të Albin Kurtit
Analisti Ilir Mirena e ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me pretendimet e ngritura në një televizion serb se kryeministri i Kosovës e kishte një të dashur serbe.
Ky pretendim u ngrit nga Çedomir Jovanoviq dhe një moderator i TV Happy, por prej atëherë i pari ka hequr dorë nga pretendimet duke thënë se i kishte thënë që të mos shihej Albin Kurti si ‘djall’.
Mirena ka ironizuar me gjithë ngjarjen, duke thënë se ka provuar të gjente një fotografi të Lidija Sokoloviqit, vajzës së ish-ministrit Zoran Sokoloviq.
Megjithatë, përpjekja e tij rezulton të ketë qenë e pasuksesshme.
Ai shton se një gjë të tillë e ka bërë thjesht dhe vetëm për shkak të kurreshtjes.