Analisti Halit nxjerr videon e Kurtit nga arkivi: Ivanoviq është kriminel lufte - NACIONALE

Analisti Halit nxjerr videon e Kurtit nga arkivi: Ivanoviq është kriminel lufte

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Afrim Haliti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kontribuar në sagën sa i përket Oliver Ivanoviqit.

Ai, ka nxjerr nga arkivi një intervistë të kryeministrit Kurti dhëne për mediumin Boshnjak TV1, katër vite më parë, ku si flet për ish-politikanin serb.

‘’Unë mendoj se Oliver Ivanoviq, është kriminel lufte dhe ka vite që është hetuar nga misioni i EULEX-it’’- kishte deklaruar Kurti për TV1.

Por, gjatë ditës së djeshme ai kishte zgjedhur fjalët më të mira për të dyshuarin për krime lufte.

Kurti në një video-adresim në gjuhën serbe tha se “Oliver Ivanoviqi ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord.”

Lajme të ngjashme