Analisti çmonton propagandën e VV-së: Pushteti po manipulon me grafikona - NACIONALE

Analisti çmonton propagandën e VV-së: Pushteti po manipulon me grafikona

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj grafikonit të VV-së, i cili paraqet rritjen e të hyrave nga dogana gjatë vitit 2022-2023.

Ai ka kritikuar partinë në pushtet se po bën propagandë me këtë çështje.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se në grfikonin e saj VV-ja rritjen e të hyrave për 71 milionë po e paraqet si me qenë rritja 70%.

Ai ka nxjerr grafikonin real, ku shihet se dallimi nga viti paraprak nuk është i madh.

“Jemi lodhur me propagandë. Vetëm shiqojeni grafikonin e manipuluar të pushtetit. Dmth ka rritje të të hyrave për 71 milion nga viti 2022 por pushteti e paraqet me grafikon rritjen si me qenë 70%. E mora mundin me e paraqitë grafikonin real si duket me shifra të njejta sa me pa dallimin edhe nga Hëna nëse dëshironi. Ska nevojë me manipuluar, vetëm bëjeni punën”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme