Analist Islami ngre pretendime, kërkon të përgatitemi ashtu siç bëri "Ukraina për tetë vjet"
Analisti Dardan Islami ka thënë se Kosova “është një fushë e minuar” dhe institucionet e saj po sulmohen nga “shërbimet serbo-ruse”.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se mediat serbe po pretendojnë që pjesëtari i arrestuar i FSK-së për plagosjen e dy të rinjve, mund të ketë lidhje me organizata ekstremiste e fetare, duke u përpjekjur ta njollosin këtë institucion. Ai lë të nënkuptohet se rasti në Shtërpcë mund të jetë organizuar prej vetë shtetit serb, por pa ofruar ndonjë provë për këtë pretendim.
Por tutje, i njëjti ka porositur që Kosova duhet të përgatitet e mobilizohet me të gjitha potencialet, ashtu siç bëri Ukraina për tetë vite.
“Nese Kurti nuk del me nje propozim per te ardhmen e serbeve ne Kosove, ateher duhet pregaditur per ngjarje si ato te 2004, me mundesi te pershkallzimit, skenar ky per te cilen poashtu duhet pregaditur duke punuar dhe mobilizuar te gjitha potencialet ashtu siq Ukraina per 8 vite!” – ka shkuar në fund ai.
Kujtojmë se edhe vet kryeministri Albin Kurti e ka denoncuar ashpër ngjarjen e rëndë në Shtërpcë.
Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje:
Me 26 Dhjetor 2014 ne Prishtine afer Katedrales nje shtetas serb Slobodan Gavriq u zu me 12 kg eksploziv, puntor ky i nje dikasteri ne qeverin Serbe.
Gavriq 46 vjeq u percjell nga sherbimet e huaja, dhe u arrestua nga policia e Kosoves nga njesiti antiterror ne Prishtine.
Serbet siq edhe eshte prite, do te inskenojn dhe nuk do ti kursejn as femijet e tyre si ne rastin ‘Panda’ per ta demtu ushtrine dhe rrenu shtetin e Kosoves. Qysh tash mediat atje po ngrihen teori se si pjestari i arrestuar i FSK, mund te kete lidhje me organizata ekstremiste fetare, duke u perpjekur qe ta njollosin kredibilitetin dhe profesionalizmin e ketij institucioni.
Tash te gjithe e kemi te qarte se Kosova eshte nje fushe e minuar, ku institucionet e saj po sulmohen nga sherbimet e kombinuara serbo-ruse, nga brenda dhe jashte!
Provokimet ne kete faze jane te planifikuara dhe te sinkronizuara sakte, dhe ne keto rrethana te reja nga institucionet tona kerkohet qe ta mbajm ne kontrroll situaten dhe rruget brenda territorit te vendit, duke bashkpunuar ngusht me aleatet tane.
Nese Kurti nuk del me nje propozim per te ardhmen e serbeve ne Kosove, ateher duhet pregaditur per ngjarje si ato te 2004, me mundesi te pershkallzimit, skenar ky per te cilen poashtu duhet pregaditur duke punuar dhe mobilizuar te gjitha potencialet ashtu siq Ukraina per 8 vite!