Analist Haliti i drejtohet pushtetit: A po na përzihet Amerika shumë, siç u përzi gjatë luftës? - NACIONALE

Analist Haliti i drejtohet pushtetit: A po na përzihet Amerika shumë, siç u përzi gjatë luftës?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Afrim Haliti ka pyetur pushtetin se “a po përzihet Amerika shumë, siç ishte përzirë edhe gjatë luftës”.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Kosova shpalli pavarësinë më dy korrik 1990, por për nëntë vite nuk arriti ta largojë Serbinë nga kufijtë, e deri në vitin 2008, kjo pavarësi “nuk u jetësua”.

“Rruga prej çlirimit e deri tek shpallja e pavarësisë ishte mundësuar nga e gjithë bota perëndimore e në veçanti nga SHBA-të. Dhe kjo është e vetmja kohë qëkur Republika e Kosovës, minimalisht konsiderohet si shtet.” – ka shkruar ai.

Tutje, Haliti ka pyetur “ku ishit pas 2 korrikut 1990?”.

“Prandaj trima, ku ishit pas 2 korrikut 1990? Pse nuk e ushtruat sovranitetin atëherë? Pa Amerikën. Apo po na përzihet Amerika shumë, siç na u kishte përzi edhe gjatë luftës? Apo tash u ra ndërmend për dinjitet?” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme