'Analfabeta funksional', profesori komenton deklaratat e pushtetarëve
Profesori universitar Avdi Smajljaj ka komentuar deklaratat e krerëve të shtetit e anëtarëve të opozitës rreth frazës tashmë të përdorur nga ta “Analfabet funksional”.
Smajlaj thotë se ka gati 2 vite (goxha kohë) që qytetarët si 'analfabetë funksional' presin që të fillojë refoma në të gjitha nivelet në arsim.
“Por, nuk ka filluar, dhe nuk ka indikacione se do të fillojë diçka serioze në këtë drejtim. Madje ende as edhe nuk janë definuar problemet në përmirësimin e cilësisë, e lere më të flasim për ndërhyrjet përmes politikave, programeve, e veprimeve të nevojshme. Sa të lumtura e rehat janë qeveritë e pushtetarët që konsiderojnë se qytetarët janë 'analfabeta funksional', e ia dalin lehtë me ta”, ka shkruar Smajlaj.