Amir Rrahmani stërvitet me bashkëlojtarët për herë të parë te Kosova - NACIONALE

Amir Rrahmani stërvitet me bashkëlojtarët për herë të parë te Kosova

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është paraqitur në stërvitje me bashkëlojtarët për herë të parë.

Ylli i Napolit mungoi ndaj Irlandës Veriore, derisa qëkur ka nisur grumbullimi është stërvitur i vetëm.

Sidoqoftë, tani Rrahmani është në stërvitje me bashkëlojtarët tjerë.

Kujtojmë se përzgjedhësi Alain Giresse në konferencë për shtyp konfirmoi se Rrahmani ka përmirësime, por që gjendja e tij do të vlerësohet këto dy ditë.

“Amir Rrahmani ka përmirësim, por do ta vlerësojmë sot dhe nesër nëse mundet të luajë. Për lojtarët e tjerë nuk ka diçka specifike, përveç lodhjes që kishin pas ndeshjes”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme