Amerikani Baraliu i reagon Escobarit: Nëse e çoni Kurtin në zgjedhje, të jeni të sigurt që do t'i merrte 55-60% të votave - NACIONALE

Amerikani Baraliu i reagon Escobarit: Nëse e çoni Kurtin në zgjedhje, të jeni të sigurt që do t'i merrte 55-60% të votave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Bleron Baraliu, përmes një postimi në Facebook, i ka dërguar “mesazh” të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe komunitetit, duke thënë se nëse Kosova shkon në zgjedhje si pasojë e presionit për formimin e Asociacionit në bazë etnike, duke shkelur frymën e Kushtetutës së Kosovës, ndërkombëtarët duhet ta kenë të qartë se duke vepruar kështu Kurti do të merrte mbi 55 deri në 60 për qind të votave.

Ai shkoi më tej duke sulmuar shoqërinë civile dhe median, ku mes tjerash tha se komuniteti ndërkombëtar nuk mund të detyrojë një komb tjetër ta bëjë këtë duke fuqizuar shoqërinë civile dhe mediat të cilat, sipas tij, janë “thellësisht të kompromentuara”.

Postimi i plotë:

Nëse Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme si rezultat i presionit të Escobar/SHBA për të pranuar formimin e një Asociacioni në bazë të përkatësisë etnike, duke shkelur letrën dhe frymën e Kushtetutës së Kosovës dhe duke tentuar qartë të minojë qëndrueshmërinë e Kosovës si sovrane në vend, të gjithë duhet të jenë të sigurt që Kryeminstri Albin Kurti do të siguronte mbi 55-60% të votave. Ju nuk mund të detyroni një komb të tërë duke fuqizuar një 'shoqëri civile dhe media' të komprometuar thellësisht - me çdo kusht apo shantazh.

Lajme të ngjashme