Amerikanët vizitojnë sot Kosovën - NACIONALE

Amerikanët vizitojnë sot Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së sotme një delegacion nga Kongresi i SHBA-ve, pritet që të qëndrojë në Kosovë.

Ky delegacion do të pritet nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Bëhet fjalë për delegacionin e Komisionit të Partneritetit për Demokraci (House Democracy Partnership-HDP) të Kongresit të SHBA-ve.

E ndryshe edhe në faqen e Partneritetin për Demokraci në Dhomën e Përfaqësuesve, kanë shkruar për vizitën në Kosovë.

“Partneriteti për Demokraci në Dhomën e Përfaqësuesve, po punon ngushtë këtë javë me parlamentin e Kosovës për çështjet që kanë të bëjnë me kërkimin dhe arkivimin – elemente kritike për llogaridhënien dhe profesionalizmin e legjislaturës”, shkruan në Tëitter.

Lajme të ngjashme