Amerika sërish thirrje Serbisë: Duhet të mbani përgjegjësi për vrasjen e vëllezërve Bytyqi - NACIONALE

Amerika sërish thirrje Serbisë: Duhet të mbani përgjegjësi për vrasjen e vëllezërve Bytyqi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasada e Amerikës në Serbi, ka lëshuar një reagim me rastin e 23-vjetorit të vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi, që u vranë pas luftës nga aparati shtetëror serb.

Në reagim, Ambasada kërkon që Serbia të mbajë përgjegjësi për vrasjen e Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqit.

“Sot bëhen 23 vjet që kur tre shtetasit amerikanë, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, u ekzekutuan në paraburgimin e policisë speciale serbe. Ka kaluar edhe një vit dhe pikëllimi për familjen Bytyqi nuk ka përfunduar. Edhe një vit dhe sistemi serb i drejtësisë ende nuk ka mbajtur askënd përgjegjës për këtë krim të tmerrshëm lufte. Ne nuk do ta harrojmë këtë krim dhe i bëjmë thirrje Serbisë edhe një herë që të mbajë përgjegjësi nga ata që kanë kryer dhe kanë mbuluar këto vrasje”, thuhet në reagim.

Nacionale sot ka publikuar një shkrim me rastin e 23-vjetorit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi.

Lajme të ngjashme