AME apel për kujdes të shtuar: Rrezik i lartë nga zjarret për shkak të temperaturave - NACIONALE

AME apel për kujdes të shtuar: Rrezik i lartë nga zjarret për shkak të temperaturave

1 orë më parë

nga NACIONALE

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë apel për vigjilencë të shtuar për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut të zjarreve.

AME u ka bërë thirrje fermerëve dhe qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të respektojnë masat parandaluese.

“Ndalohen rreptësisht zjarrvëniet në ara pas të korrave dhe djegia e kashtës”, thuhet në njoftim.

Agjencia u kërkoi qytetarëve të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri dhe rikujtoi se zjarrvënia e qëllimshme ose nga pakujdesia përbën vepër penale.

Lajme të ngjashme