Ambasdori gjerman për postimin e Kurtit: Pajtohem plotësisht, zbatimi i plotë i të gjitha pikave të marrëveshjes
Për zbatimin e plotë të marrëveshjes së arritur në Ohër, në mes të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Jorn Rohde, ambasadori gjerman në Kosovë dhe Albin Kurti, kryeministri, janë në harmoni të përsosur.
Kjo pasi ambsadori gjerman ripostoi tweet-in e kryeministrit Kurti në të cilin shkruan se "ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet – plotësisht dhe menjëherë."
“Plotësisht dakord – zbatimi i plotë i të gjitha pikave të marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia është nevojë e kohës”, ka shkruar Rohde.
Fully agree - full implementation of all points of the agreement by Kosovo and Serbia is the need of the hour! https://t.co/6fJ6bP6fp5
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 16, 2023