Ambasdori gjerman dënon sulmin në postën e Zveçanit: Autorët të përballen me drejtësinë
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e cilësoi si akt dhune dhe të papranueshëm sulmin në Postën e Kosovës në Zveçan.
Nëpërmjet një reagimi, ai tha se autorët e sulmit duhet të dalin para drejtësisë, ndërsa bëri thirrje për përparim të dialogut.
“Sulmi me granatë në postën në Zveçan është akt i papranueshëm dhune. Garantimi i sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve në Kosovë është jetik, autorët duhet të përballen me drejtësinë. Ky incident nënvizon nevojën për përparim thelbësor në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Rohde.