Ambasadorja izraelite publikon pamjet e tentim zjarrëvënies në sinagogën e Shkupit
Ambasadorja e Izraelit në Maqedoninë e Veriut, Vivian Eisen, ka publikuar pamje që tregojnë një tentativë për zjarrvënie në sinagogën e Shkupit.
Në videon e shpërndarë shihen dy persona që kapërcejnë gardhin, spërkasin hyrjen me lëndë djegëse dhe i vënë zjarrin objektit.
“Një incident thellësisht shqetësues antisemit që godet vlerat e bashkëjetesës”, shkroi Eisen.
Ajo bëri thirrje për reagim institucional dhe vënie para drejtësisë të përgjegjësve.
— Vivian Aisen 🇮🇱 (@VivianAisen) April 12, 2026