Ambasadorja e ShBA-së për Drejtësinë Penale Globale: E rëndësishme ta mbështesim Gjykatën Speciale - NACIONALE

Ambasadorja e ShBA-së për Drejtësinë Penale Globale: E rëndësishme ta mbështesim Gjykatën Speciale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara për Drejtësinë Penale Globale, Beth Van Schaack, ka nënvizuar rolin vendimtar të mbështetjes ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara të Kosovës (DSK), me seli në Hagë, Holandë.

Në një bisedë me gazetarët, Van Schaack theksoi rëndësinë e mbështetjes në vendosjen e shtetit të së drejtës brenda Kosovës.

"Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të vazhdojmë ta mbështesim atë institucion si komunitet ndërkombëtar. Është duke gjykuar krimet nga lufta në Kosovë, por po ashtu po kontribuon në vendosjen e shtetit të së drejtës brenda Kosovës. Dhe kështu ne po bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbështetur atë institucion ndërsa ai vazhdon punën e tij." - tha ajo,

Lajme të ngjashme