Ambasadori ukrainas në Serbi: Jemi mirënjohes për ndihmën e Kosovës - NACIONALE

Ambasadori ukrainas në Serbi: Jemi mirënjohes për ndihmën e Kosovës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach ka thënë se Kievi është mirënjohës për ndihmën dhe qëndrimin e Kosovës, në kohën kur po përballen me agresionin rus.

Tolkach në një intervistë për RTK-në, ka thënë se qëndrimi i Kosovës është plotësisht në përputhje me perëndimin.

“Ne kemi qenë gjithmonë të qëndrueshëm në politikën e jashtme dhe gjithmonë kemi mbështetur çdo vend brenda kufijve që njihen ndërkombëtarisht. Nga ana tjetër, Ukraina së bashku me vendet e tjera evropiane u përpoqën të ndalonin luftërat e përgjakshme në këtë rajon, siç ishte ajo e vitit 1999, por përpjekjet tona nuk mjaftuar. Prandaj sot jemi mirënjohës për mbështetjen që Kosova i jep Ukrainës, por në të njëjtën kohë ritheksojmë qëndrimin tonë parimor se duhet respektuar integriteti territorial dhe sovraniteti”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, ambasadori ukrainas theksoi se qëndrimi i shtetit që ai përfaqëson ndaj Kosovës, nuk ka ndryshuar ende.

Lajme të ngjashme