Ambasadori Rohde: Mos e humbni autobusin, koha për Asociacionin tash
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka bërë një postim në Twitter duke i dhënë përkrahje të plotë ndërmjetësuesit Lajçak në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mbështetje e plotë për përpjekjet e ndërmjetësuesin Lajçak,” – ka shkruar fillimisht z. Rohde.
“Marrëveshja mund të arrihet. Kosova do të përfitojë shumë. Kosovës i duhet të zbatojë obligimet e saj dhe të ofrojë sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe menjëherë. Apeli im për Kosovën (dhe për Serbinë) për bisedimet e ardhshme në Ohër: Mos e humbni autobusin,” – vijon argumentet e tij gjermani.
Por, ai më pas e ka përmendur edhe njohjen reciproke në postimin e dytë:
“Marrëveshja do të përshpejtonte integrimin euro-atlantik dhe është shansë historike për rrugën e normalizimit të plotë dhe njohjen reciproke,”
Statuset:
Full support for EUSR Lajcaks efforts.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 12, 2023
An agreement is within reach. 🇽🇰 will gain a lot. 🇽🇰 needs to implement its long-standing obligation and deliver on ASMM now.
My appeal to 🇽🇰 (and to 🇷🇸) for the upcoming talks in Ohrid: 'Don't miss the bus'. 1/2