Ambasadori Rohde me sinjale të mira: Ka konsensus për zgjerimin e BE-së
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dhënë një sinjal të mirë për të ardhmen e integrimit në BE. Sipas Rohdes, zjgerimi i BE-së është prioritet edhe i politikës së jashtme dhe për këtë temë ka consensus në BE.
Tutje, ai ka shkruar në X se ky consensus tregon rëndësinë e pamohueshme të zgjerimit.
“Pas pjesëmarrjes në dy panele depërtuese mbi zgjerimin e BE-së sot, konkluzioni im kryesor është kristal i qartë: Zgjerimi i BE-së nuk është vetëm prioriteti ynë kryesor në Politikën e Jashtme, por edhe një konsensus në nivel të BE-së që nënvizon rëndësinë e tij të pamohueshme si një domosdoshmëri gjeopolitike” – shkroi ai.
After participating in two insightful panels on EU enlargement today, my main takeaway is crystal clear: EU enlargement is not only our top priority in Foreign Policy but also a consensus at the EU level that underscores its undeniable significance as a geopolitical necessity🇩🇪🇪🇺 https://t.co/sm0uJFQVXX
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 4, 2023