Ambasadori ndan pamje të reja nga vallëzimi me Osmanin e familjen e saj: Faleminderit që na u bashkuat
Mbrëmjen e së martën ambasada amerikane në Kosovë organizoi një ndejë për nder të Pavarësisë së ShBA-së.
Mes tjerash, pjesëmarrëse ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani me familje.
Ajo është parë duke vallëzuar me ambasadorin e stafin e ambasadës.
“Duke nisur festën për Ditën e Pavarësisë mbrëmë. Falenderoj ekipin e Ambasadës, dhe posaçërisht presidenten osmani dhe familjen e saj që na u bashkuan.” – ka shkruar ambasadori Jeff Hovenier.
Getting the party started at our Independence Day Reception yesterday! Thanks to the Embassy Team and especially to President Osmani @VjosaOsmaniPRKS and her family for joining us! pic.twitter.com/aoLgNI7ukL
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 3, 2024