Ambasadori italian në takim me Osmanin: Mbështesim Kosovën e sigurt dhe multietnike
Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Antonello De Rui, është takuar me presidenten, Vjosa Osmanin.
De Riu e ka bërë publik njoftimin për takimin, duke treguar se kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend.
“Ambasadori Antonello De Riu u takua me Presidenten Vjosa Osmani, për të diskutuar zhvillimet e fundit. Në bisedë u theksua mbështetja e vendosur të Italisë për një Kosovë të sigurt dhe multietnike”, thuhet në njoftim.