Ambasadori Ilir Dugolli takon presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë
Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Këtë e bëri të ditur vetë Dugolli përmes një postimi në Twitter.
“Krenar për lidhjen unike mes dy vendeve tona.Mirënjohës që miqësia e qëndrueshme mes popujve tanë përcaktohet dhe ushqehet nga vlera të përbashkëta.Të përkushtuar për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë -SHBA dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta”, shkroi Dugolli në Twitter.
🇽🇰🤝🇺🇸
— Ilir Dugolli (@IlirDugolli) July 1, 2022
Proud of the unique bond between our two countries.
Grateful that the enduring friendship between our peoples is defined and nurtured by common values.
Committed to further deepen 🇽🇰 - 🇺🇸 relationship and advance our shared priorities. pic.twitter.com/jkSTZUXP9k