Ambasadori i Greqisë në Beograd: Nuk do ta njohim Kosovën
Ambasadori i Greqisë në Serbi, Giorgos Giakofotakis, ka thënë se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Diplomati grek për “Tanjug” ka thënë se këtë qëndrim e kanë përsëritur edhe zyrtarët më të lartë grek.
“Gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd, ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, përsëriti se qëndrimi i Greqisë mbetet i pandryshuar dhe se ajo nuk ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ambasadori grek.