Ambasadori i Britanisë del në terren: Merr pjesë në testimin e dronëve që ia dhuruan Policisë - NACIONALE

Ambasadori i Britanisë del në terren: Merr pjesë në testimin e dronëve që ia dhuruan Policisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka dalur me Policinë e Kosovës për t’i testuar dronët që së fundmi i dhanë donacion.

Ai ka thënë se është kënaqësi bashkëpunimi me Policinë e Kosovës.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë krenare që punojnë së bashku për të luftuar krimin e organizuar që prek ne të dy dhe të gjithë rajonin. Policia e Kosovës ka bërë një punë të mahnitshme në konfiskimin e drogës në vlerë miliona euro. Ishte kënaqësi për mua të vazhdoj partneritetin tonë me Policinë e Kosovës përmes një donacioni tjetër të katër dronëve të tjerë që do t'i mundësojnë Policisë së Kosovës të vazhdojë luftimin e krimit rreth kufijve të Kosovës”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme