Ambasadori gjerman uron pavarësinë me video speciale: Nga Newborn e deri te monumenti 'Heroinat'
Me një video nga monumenti Newborn, më pas te Biblioteka Kombëtare e te Heroinat, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar përvjetorin e 17’të të Pavarësisë.
“Në emër të Gjermanisë dhe gjithë ambasadës gjermane, ju shpreh urimet më të përzemërta”, ka thënë Rohde.
Ai ka shtuar se që nga shpallja e pavarësisë Kosova ka bërë hapa të jashtëzakonshëm në demokraci, ekonomi dhe marrëdhënie ndërkombëtare.
“Gjermania është krenare duke qëndruar pranë jush, duke mbështetur rrugëtimin tuaj. Marrëdhëniet tona bilaterale janë testament i lidhjes së fortë mes dy kombeve tona”, ka thënë ai.
Videoja këtu.